Miley Cyrus rindez teorinë konspirative për Beyonce në ‘Grammy’, teksa çmimin fiton Kendrick Lamar

Miley Cyrus rindez teorinë konspirative për Beyonce në ‘Grammy’, teksa çmimin fiton Kendrick Lamar

Miley Cyrus ndezi sërish një teori konspirative rreth Beyonces, teksa shpalli fituesin e çmimit “Regjistrimi i Vitit” në ‘Grammy’ 2025.

Gjatë prezantimit, ajo bëri shaka duke thënë se mund ta emëronte Beyonce-n si fituese edhe nëse çmimi do t’i takonte dikujt tjetër.

Kjo deklaratë shkaktoi reagime mes shikuesve, të cilët rikthyen një teori që qarkullon prej kohësh: sipas saj, artistët falënderojnë Beyonce-n nga frika e ndikimit të saj në industrinë muzikore, shkruan DailyMail.

Cyrus, e cila kishte fituar një ‘Grammy’ më herët atë natë për bashkëpunimin e saj me Beyonce në “II Most Wanted”, nisi prezantimin e saj me: “Ne fituam Beyonce-n!” dhe më pas tha: “Edhe nëse nuk je ti, mund të them që është Beyonce”, duke shkaktuar të qeshura. Në fund, çmimi shkoi për Kendrick Lamar.

Kjo teori, e përhapur në TikTok, pretendon se superylli është aq i fuqishëm saqë artistët ndihen të detyruar ta përmendin në fjalimet e tyre.

Edhe pse nuk ka prova që mbështesin këtë teori, fansat komentuan në rrjete sociale: “Miley e përmendi Beyonce-n dy herë… më kujtoi teorinë e konspiracionit”. “Pse çdo artist duhet ta falënderojë Beyonce-n?” “Miley nuk do asnjë ‘aksident’, prandaj e falënderoi”.

Teoria është nxitur nga raste të mëparshme, si momenti kur Adele e falënderoi Beyonce-n në 2017, Lizzo në 2023, dhe ndërprerja e famshme e Kanye West ndaj Taylor Swift në 2009.

Pavarësisht polemikave, Beyonce vazhdon të jetë një nga figurat më me ndikim në industrinë e muzikës. /Telegrafi/

Shpërndaje në: