Miletiq dënohet me dy vjet burgim me kusht për sulm ndaj Policisë dhe KFOR-it në Zveçan

Miletiq dënohet me dy vjet burgim me kusht për sulm ndaj Policisë dhe KFOR-it në Zveçan

Sllobodan Miletiq, i pandehur për sulm ndaj Policisë dhe KFOR-it më 29 maj të vitit tq kaluar në Zveçan, e ka pranuar të hënën fajin për veprën me të cilën ngarkohet. 

Ai është dënuar me dy vjet burgim me kusht dhe 9 mijë e 500 euro gjobë.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se i pandehuri, në koordinim me persona të tjerë, kanë përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri, nga të cilat janë lënduar të paktën 30 persona. Me këtë rast ai ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Gjithashtu përmendet edhe kryerja e veprës penale “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Miletiq gjendej në paraburgim nga maji kur është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Shpërndaje në: