Milazim Krasniqi: Konflikti i VV-së me mediat, tregon panikun e Qeverisë Kurti nga humbja

Milazim Krasniqi: Konflikti i VV-së me mediat, tregon panikun e Qeverisë Kurti nga humbja

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar ‘konfliktin’ e Lëvizjes Vetëvendosje me mediat.

Sipas Krasniqit kjo tregon krizën e thellë të Qeverisë Kurti dhe panikun që ka kapluar partinë në pushtet për rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Krasniqi u shpreh se mediat nuk janë ato që kanë ndryshuar, por kryeministri, Albin Kurti duke potencuar se mediat kanë pronarët e njëjtë si në kohën kur VV-ja ishte parti opozitare.

“Konflikti i LVV dhe Kurtit me mediet tregon krizën e thellë të qeverisjes Kurti dhe panikun që e ka kapluar nga humbja. Këto medie janë të të njëjtëve pronarë, si në vitin 2021, kur Kurti dhe LVV ishin mysafirë të rregullt të tyre. Mediet nuk kanë ndryshuar. Prapë kërkojnë llogari nga qeveria, si në vitin 2020 e 2021. Kurti e LVV kanë ndryshuar. Kanë dështuar por nuk po duan të japin llogari. Ama më mirë është të jipet llogari para medies me kohë, se sa para prokurorëve më vonë”, ka shkruar ai

Shpërndaje në: