Milani shpartallohet midis ‘San Siro’ nga Sassuolo, humbje me plot meritë
Milani ka pësuar humbje me rezultat 3-1 si nikoqir i Sassuolos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14 në Serie A.
Ishte një përballje e dominuar totalisht nga Sassuolo, pavarësisht se Milani kaloi i pari në epërsi në minutën e 21-të përmes një goli nga Alessio Romagnoli, shkruan Periskopi.
Për 1-1, realizoi Scamacca vetëm tre minuta më vonë, para se Kjaer të realizonte autogol për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.
Goditjen përfundimtar Milanit ia dha Dominico Berardi, duke shënuar një gol brilant ‘alla Messi’.
Kujtojmë se në minutën e 77, Milani mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit me të kuq të Romagnolit.
Pas kësaj humbjeje, Milani mbetet në kuotën e 32 pikëve në pozitën e dytë, ndërsa Sassuolo ka 18 pikë dhe zë vendin e 12. /Periskopi.com/