Milani shkatërron Juventusin dhe ia komplikon gjasat për top katërshe
AC Milan ka shënuar fitore komode në udhëtim te Juventus, sfidë e vlefshme për xhiron e 35-të në Seria A.
“Rossonerët” pas plotë nëntë viteve ia dolën të fitojnë në “Allianz Stadium”, duke arkëtuar pikët e plota me rezultat 0 – 3.
Ishte Brahim Diaz që me një supergol në kornerin e portës zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë (45+1).
Franck Kessie më pas e humbi penalltinë (58′), por Milan nuk u ndal dhe gjeti golin e dytë përmes Ante Rebic, që shënoi nga distanca duke lënë të ‘shtangur’ portierin kundërshtar.
Ndërkohë, për epilogun përfundimtar 0 – 3, u përkujdes Fikayo Tomori (82′).
Pas kësaj fitore, Milan ngritët në pozitën e tretë me 72 pikë, derisa Juventus në të pestën me 69 sosh