Milani ‘sakaton’ Empolin, mbetet në hap me Interin
AC Milan ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Empoli.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat të thellë 2 – 4.
Mesfushori Franck Kessie kaloi mysafirët në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë pas një asistimi të Giroud (12′).
Gëzimi i Milanit zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi në skenë doli shqiptari Nedim Bajrami që barazoi rezultatin (18′).
Mirëpo, ishte prapë Kessie që realizoi në portën e Empolit për të rikthyer epërsinë (42′).
Milan vazhdoi me dominimin edhe në pjesën e dytë, ku arriti të shënoi edhe dy herë të tjera.
Fillimisht, Aleksandro Florenzi realizoi gol të bukur për të ngritur epërsinë në 1 – 3 (63′).
Ndërsa, gjashtë minuta më vonë, Theo Hernandez vulosi fitoren e mysafirëve (69′).
E tëra që bëri Empoli, ishte goli i dytë i realizuar nga Pinamonti nga pika e bardhë.
Milan me këtë fitore vazhdon ndjekjen e Interit duke u ngritur në pozitën e dytë me 42 pikë, derisa Empoli renditët në pozitën e 10-të me 27 sosh.