Milani po mendon ta bëjë kapiten Simon Kjaerin, pasi ndihmoi në shpëtimin e jetës së Christian Eriksenit

Milani po mendon ta bëjë kapiten Simon Kjaerin, pasi ndihmoi në shpëtimin e jetës së Christian Eriksenit

Simon Kjaer është lavdëruar gjërësisht për veprimet e tij në momentet pasi bashkëlojtari i tij te Danimarka, Christian Eriksen kolapsoi në fushë kundër Finlandës, të shtunën.

Mbrojtësi menjëherë i doli në ndihmë Eriksenit, posa e kuptoi se situata ishte serioze, transmeton Periskopi.

Raportet potencojnë se Kjaer u siguruar që bashkëlojtari i tij të mos e gëlltiste gjuhën dhe ia pastroi rrugët e frymëmarrjes, para se t’i jepte ndihmën CPR. Ai pastaj vendosi Eriksenin në një pozitë këndellëse para se të merrte në duar situatën stafi mjekësor.

Kjaer pastaj udhëhoqi bashkëlojtarët drejt formimit të një muri mbrojtës rreth Eriksenit.

Dhe kur pa gruan e Eriksenit, Sabrina Kvist Jansen, në fushë, Kjaer meënjëherë iu afrua për ta ngushëlluar.

p1f85ftv9dj2ddt4v977rj1k5ue.jpg

Në mes të një eksperience traumatike për çdo futbollist, Kjaer tregoi lidership të jashtëzakonshëm dhe meriton lavdatat që i ka marrë në ditët e fundit.

Më e rëndësishmja, veprimet e Kjaerit ndihmuan në shpëtimin e jetës së Eriksenit.

p1f85g3m1t166a1m871mirkvg1je8k.jpg

Dhe veprimet e tij mund ta ndihmojnë që të bëhet kapiten i Milanit.

p1f85g8hj46m71v0i3ku2siab3m.jpg

Sipas ‘Daily Mail’, shumë fansa të Milanit e duan Kjaerin si kapiten dhe thuhet se drejtori teknik, Paolo Maldini poashtu e dëshiron këtë.

Kapiteni aktual i ‘Rossonerëve’, Alessio Romagnoli më nuk është startues i rregullt në ‘San Siro’, derisa zëvendëskapiteni, Gigi Donnarumma pritet t’i bashkohet PSG-së. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: