Milani në bisedime me mbrojtësin e Fulhamit
Milani thuhet se është në bisedime me mbrojtësin e Fulhamit, Tosin Adarabioyo për një transferim të mundshëm gjatë verës, por gjithashtu edhe Tottenhami e West Hami janë të interesuar në shërbimet e 26 vjeçarit.
Milani po kërkon për përforcime në mbrojtje për sezonin e ardhshëm dhe po e monitoron mbrojtësin e Fulhamit, Adarabioyo, raporton KosovaPress.
Mbrojtësi anglez ishte opsion i “Rossonerëve” gjatë merkatos së janarit, por me kontratën e tij që skadon këtë qershor, gjiganti i Serie A është i interesuar që ta transferojë atë si lojtar të lirë gjatë verës.
Sipas “Calciomercato.com”, bisedimet veçse kanë filluar mes Milanit dhe kampit të Adarabioyo.
Adarabioyo nuk dëshiron që ta zgjas kontratën e tij me Fulhamin, kështu që ai pritet të largohet këtë verë si lojtar i lirë.
Tottenhami dhe West Hami gjithashtu thuhet se kanë shprehur interesim në 26 vjeçarin, i cili thuhet se përfiton afro tre milionë euro në sezon.
Adarabioyo ka shënuar një gol në 16 paraqitje me Fulhamin në të gjitha garat këtë sezon.