Milani me lehtësi mposht Genoan, Napoli ndalet nga Sassuolo
Janë zhvilluar sonte disa ndeshje interesante në Serie A.
Milani ka arritur të marrë një fitore të lehtë kundër Genoas 0-3.
Serinë e golave e hapi Zlatan Ibrahimovic që shënoi një euro gol nga goditja e dënimit në min e 10′,
Ndërsa Junior Messias realizoi në min 45+2′ për rezultatin e pjesës së parë 0-2.
Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me Rossonerët që dominuan në tërësi.
Messias shënoi golin e dytë personal në min 61′ për të trefishuar rezultatin në 0-3, që në fund doli të ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi.
Milani tani rikthehet në pozitën e dytë me 35 pikë, ndërsa Genoa mbetet me 10 pikë në pozitën e 18-të.
Në anën tjetër, Napoli është ndalur në barazim 2-2 nga Sassuolo.
Golat për ‘Napolitanët’ i shënuan Fabian Ruiz dhe Dries Mertens, kurse për vendasit realizun Gianluca Scamacca dhe Gian Marco Ferrari.
Napoli tani ka 36 pikë në vendin e parë, ndërsa Sassuolo ka 19 sosh në pozitën e 12-të.