‘Milani mbetet i vogël për Chelsean’ – Londinezët nuk lejuan befasi
Chelsea ka arritur fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Ekipi londinez triumfoi lehtësisht 3:0 në “Stamford Bridge” ndaj liderit të grupit, Milanit.
Fofana hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e 24-të për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në të dytën, vendasit realizuan edhe dy gola.
Fillimisht Aubameyang shënoi në minutën e 56-të, kurse gjashtë minuta më vonë shënoi Reece James.
Me këtë fitore, Chelsea tani shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Milan në vendin e tretë.
Grupit E i prin Salzburgu me pesë pikë të grumbulluara.