Milani është në ndjekje të Luis Albertos pas largimit të Çalhanoglut

Milani tenton goditjen e madhe për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu.
Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e klubit kuqezi e kanë hedhur vështrimin nga spanjolli i Lazios Luis Alberto për të cilin janë të gatshëm të përgatisin një ofertë me para “cash” plus kartonin e kapitenit Alessio Romagnoli.
Ky i fundit ka kontratë me Milanin deri në 30 qershor të vitit 2022 dhe për të mos e humbur me parametër zero pas një viti Maldini dhe Massara po insistojnë për t’ia ofruar si shkëmbim Lazios për kartonin e Luis Albertos.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e Lotitos dhe Tares, por Romangnoli është një lojtar që u pëlqen drejtuesve të klubit bardhekaltër të cilët gjithsesi për kartonin e spanjoll do të kërkojnë minimalisht edhe 30 milionë euro të tjera “cash”.