Milan mposhtet nga Spezia, rrezikon ta humb kreun
AC Milan është mposhtur në udhëtim nga skuadra e Spezias në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A.
Në fakt, Spezia ishte skuadër që pati iniciativën që nga fillimi dhe kjo u pa edhe në fushë, ata vraponin gjithandej dhe si duket ‘Rossonerët’ nuk mundën t’ju bëjnë ballë.
Edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismaili ishte njëri nga lojtarët më të dalluar në fushë simomos pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, ishte Maggiore i cili zhbllokoi rezultatin në min (56’) për ti dhënë avantazhin Spezias.
Golin e dytë e shënoi Bastoni min (67’), për të dyfishuar avantazhin.
Pioli u mundua të ndryshonte rrjedhën e lojës duke inkuadruar lojtarë si Mandzukic, Meite dhe Hauge por si duket nuk ishte nata e Milanit sonte.
‘Rossonerët’ kanë pësuar një humbje që do të mund tju kushtojë në garën për Scudetto.
Tani ata gjenden në vendin e parë me 49 pikë, por që Interi ka 47 dhe një ndeshje më pak. Tani ‘Nerazzurrët’ janë në pozicion të mirë për të dalë në vendin e parë.