Milan merr lajme të mira para derbit të qytetit, Rebic stërvitet me skuadrën

Milan merr lajme të mira para derbit të qytetit, Rebic stërvitet me skuadrën

Milan po përgatitet për derbin e madh të Milanos, ndaj Interit.

Para këtij takimi, skuadra përballet me disa telashe që lidhen me lëndimet, por së fundmi ka marrë edhe lajme të mira.

‘Sky Sport’ raporton se Ante Rebic është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, dhe ka bërë seancë të plotë, përcjell periskopi.

Kroati dukej se është gati për të kontestuar skuadrën ‘Zikaltër’ nesër.

Rebic ka qenë një nga pikat kyçe të planeve të Stefano Pioli dhe angazhimi i tij mund të jetë pozitiv në derbin e Milanos./ Periskopi/

Shpërndaje në: