Milan merr kreun dhe tri pikë në udhëtim kundër Napolit
Derbi i javës në Serie A i ka takuar skuadrës së Milanit.
Milan ka fituar kryendeshjen e javës, në udhëtim kundër Napolit, me rezultatin 0:1.
‘Rossoneri’ ishin më konkret në daljet e tyre në sulm dhe arritën që këtë ndeshje me rëndësi maksimale ta mbyllin me fitore.
Fati i gjithë takimit u vendos në minutën e 48’, kur Olivier Giroud dërgoi në rrjetë një top të dhënë nga Calabria.
Të dyja skuadrat patën rastet e tyre për shënim, por rrjeta u tund vetëm një herë në ‘Diego Armando Maradona’.
Kjo fitore e vendos Milanin në krye të tabelës së Serie A me 60 pikë, 2 më shumë sesa Inter që kanë një ndeshje në dorë për ta luajtur.
Napoli mbetet me 57 pikë në pozitën e tretë në tabelë.