Milan fiton ndaj Romës edhe me 10 lojtarë – Pioli leksione Mourinhos
Derbi i xhiros së 11-të mes Romës dhe Milan i ka takuar skuadrës mysafire.
Milan ka marrë tri pikë të mëdha në kryeqytet, duke mposhtur Romën 1:2, ndonëse për një periudhë luajti me 10 lojtarë në fushë, shkruan Periskopi.
‘Rossoneri’ shkuan në epërsi qysh në minutën e 25′, kur Zlatan Ibrahimovic shënoi nga gjuajtja e lirë për 0:1.
Në pjesën e dytë Milan gjeti golin edhe një herë, por VAR anuloi me offside. Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 57′ dyfishuan me anë të Franck Kessie, i cili u tregua i saktë nga penalltia për 0:2.
Minuta e 66′ e la Milanin me 10 lojtarë në fushë, pasi Theo Hernandez u ndëshkua me karton të kuq (i dyti i verdhë). Por, skuadra e Pioli ia doli të menaxhonte rezultatin edhe me 10 njerëz në fushë, ndonëse pësoi një gol në minutën e 93′, kur u vendos rezultati final 1:2.
Kësisoj, Milan shkon në 31 pikë, aq sa ka edhe Napoli në krye të tabelës, kurse Roma mbetet me 19 pikë në pozitën e pestë. /Periskopi/