Mikrofonët kapën Ibrahimovicin duke i bërtitur rëndë Calhanoglut gjatë fitores së Milanit
Zlatan Ibrahimovic u rikthye në skuadrën e Milanit të shtunën mbrëma.
Suedezi mungoi në tri ndeshjet e fundit për ‘Rossonerët’, por ishte startues kundër Beneventos, transmeton Periskopi.
Milani fitoi 2-0, me Hakan Calhanoglun dhe Theo Hernandezin që shënuan golat.
Sidoqoftë, Milani mund të ketë fituar bindshëm, por Zlatan nuk ishte shumë i lumtur gjatë kohës sa ishte në fushë.
Në minutën e 34-t, 39-vjecari mund të dëgjohet duke i bërtitur Hakan Calhanoglut.
Mesfushori dhuroi një prekje madhështore për ta kaluar mbrojtësin kundërshtar, para se të krosonte te Rafael Leao.
Krosimi i turkut u spastrua nga një mbrojtës i Beneventos.
Zlatan, i cili ishte i pozicionuar në zonë kur Calhanoglu kroson, ishte i frustruar me bashkëlojtarin.
Ai mund të dëgjohet duke i bërtitur Calhanoglut: ”Unë, dreqin, nuk të kuptoj. Nuk të kuptoj, dreqin!” /Periskopi.com/
Zlatan making Calhanoglu feel like an idiot makes me smile pic.twitter.com/gRTo2lJYBg
— Sheva #PioliOUT (@shevkinky) May 2, 2021