Mike Tyson: U ndava me ish të dashurën pasi ma vrau, ma gatoi dhe ma hëngri zogun
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka zbuluar që një herë ishte ndarë me një ish të dashur pasi ajo e kishte gatuar dhe e kishte ngrënë njërin prej pllumbave të tij.
55 vjeçari njihet për dashurinë që ka për zogjtë, pasi ishte përkujdesur për ta prej që ishte fëmijë në New York.
Duke folur për emisionin amerikan të radios Boomer & Carton në vitin 2013, Tyson u pyet nëse kishte shijuar ndonjë nga zogjtë e tij përgjatë jetës, përcjell Periskopi nga The Sun.
Ai u përgjigj: “E kam provuar, e kam provuar.”
Për të vazhduar më pas: “Po dilja me një çikë të re, dhe veç kur më tha, “s’e di pse po i mban këta zogj të mallkuar, duhet t’i hash,”
“E kapi njërin dhe – e gatoi dhe vazhdoi ta hante. Unë s’munda dot.”
“Nuk duhej bërë ajo gjë. Prandaj, s’është e dashura ime më,” – vazhdoi më tej ai.
I pyetur se pse nuk e kishte ndaluar, ai u përgjigj: “Ishte shtëpia e saj dhe po jetoja prej parave të saj, prandaj edhe e lejova.”