Mike Tyson tregon mënyrën se si Joshua mund ta mposhtë Usykun
Ish-boksieri i madh botëror Mike Tyson, ka folur para duelit Anthony Joshua- Oleksandr Usyk.
Dueli mes Joshua-s dhe Oleksandr Usyk do të luhet të shtunën që vjen, dhe ky meç po pritet më kureshtje të madh nga i gjithë globi.
Luftëtari britanik do të ndeshet me ukrainasin për herë të dytë në përpjekje për t’i rifituar titujt e më të mirit të botës në peshat e rënda WBA, IBF dhe WBO, që i humbi një vit më parë.
“Ai do ta ketë vërtet të vështirë ta mposht Usykun. Do të jetë e vështirë kjo, sepse ukrainasi është i shpejtë dhe e kaloi Joshua me goditjen e tij. Joshua duhet të mësojë se si të merret me goditjen e tij. Kjo është e vetmja gjë që ai nuk mundi ta përballonte. Ishte e qartë, anglezi nuk mundi ta përballonte goditjen dhe lëvizjet e kundërshtarit. Ai është një grushtues i fuqishëm, por nuk është aq i saktë. Duhet të jesh i saktë kundër një djaloshi të tillë, sepse ai lëviz shumë. Do të duhet ta lodhësh, ndryshe nuk e mposht dot Usyk. Nuk mjafton thjesht ta godasë. Joshua duhet të rrisë ritmin, vetëm pak, jo shumë. Ai ka shumë potencial”, ka thënë Tyson.