Mike Tyson njëherë ishte futur me frustrim në zyrën e Donald Trumpit dhe e kishte pyetur ‘a je duke ma q*rë gruan?’
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ish-kampioni i peshës së rëndë njëherë ishte futur me frustrim në zyrën e ish-presidentit duke e akuzuar se ia kishte q*rë guan.
Storia e jashtëzakonshme detajizohet në ‘TrumpNation Arti i të qenurit Donald’ – një libër i cili mbulon jetën e biznesmenit të shndërruar në president, transmeton Periskopi.
Thuhet se ‘Iron Mike’ pyeti Trumpin, duke i thënë: ”A mund të të pyes, a je duke ma q*rë gruan?”
Trump, atëherë qartazi i shokuar, i kishte thënë O’Brienit si ishte ndjerë pas takimit: ”Isha i ngrirë. I vdekur. Do të kisha zero shanse.
”Ja ku është kampioni i peshës së rëndë dhe ai është një armaturë solide.”
Gruaja në fjalë atë kohë ishte Robin Givens, e cila ishte e lidhur me Tysonin nga viti 1988 deri më 1989.
Derisa nuk raportohet nëse Trump i dha përgjigje të prerë rreth akuzës, është e qartë se çkado që ndodhi, la shije të hidhur mes dyshes. /Periskopi.com/