Mijëra serbë mbushin rrugët në prag të protestës së madhe kundër Vuçiqit

Mijëra serbë mbushin rrugët në prag të protestës së madhe kundër Vuçiqit

Mijëra qytetarë janë mbledhur në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në këmbë nga gjithandej vendit, në prag të protestës së madhe që do të zhvillohet të shtunën.

Studentët, të cilët i kanë bllokuar fakultetet në të gjithë Serbinë prej më shumë se tre muajsh, kanë paralajmëruar “protestën më të madhe ndonjëherë” më 15 mars.

Ata po kërkojnë përgjegjësi nga shteti për vdekjen e 15 personave më 1 nëntor nga shembja e një strehe në një stacion hekurudhor në Novi-Sad, shkruan AP.

E në afërsi të Presidencës së Serbisë, është vendosur një kamp nga një grup që po kundërshton bllokadat e fakulteteve. Ky grup u vendos që nga 6 marsi. Ata e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”, por siç kanë raportuar mediat në Serbi të pranishëm aty ka të moshuar e madje edhe ish-pjesëtarë të njësitit famëkeq të ushtrisë serbe “Beretat e Kuqe”.

Ky kamp po konsiderohet si “mburojë” për Vuçiqin para protestës së paralajmëruar për 15 mars nga studentët./Periskopi/

Protesta e paralajmëruar për nesër kundër Vuqiqit – Qytetarët ‘‘bllokojnë’’ Beogradin

Shpërndaje në: