Migrena sjell rrezikun e demencës

Migrena sjell rrezikun e demencës

Sikur migrena të mos shkaktonte vuajtje të mjaftueshme, një studim i ri ka zbuluar se personat që përjetojnë dhimbje të madhe koke, janë më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Studimi nga dy universitete kanadeze, universitetet e Waterloo-së dhe Manitoba-s, zbuloi se të sëmurët me migrenë kishin tre herë më shumë gjasa të diagnostikohen me demencë dhe katër herë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e Alzheimer-it, sesa bashkëmoshatarët pa migrenë.

Megjithatë, dhimbjet e kokës nuk ishin të shoqëruara me demencë vaskulare, një lloj demence e shkaktuar nga enët e dëmtuara të gjakut në tru.

Demenca është një term i përgjithshëm që përfshin Alzheimerin dhe demencën vaskulare si dhe llojet më pak të zakonshme të dobësimit aftësive njohëse.

Studimi, i botuar në ”International Journal of Geriatric Psychiatry” analizoi të dhëna nga 679 të moshuar.

 

 

 

Shpërndaje në: