Miftaraj: Qeveria ka probleme serioze në ligjet bazike

Miftaraj: Qeveria ka probleme serioze në ligjet bazike

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka edeklaruar se qeveria ka probleme serioze në ligjet bazike, ku shton se rrallë herë ka edhe qëllime jo të mira në miratimin e ligjeve.

“Kemi qeverinë që është jetim e cila do të thotë në ligjet bazike po ka probleme serioze, qoftë të ekspertizës, ka shumë arrogancë, por jo rrallë herë ne shohim që ka edhe qëllime të kqija në miratimin e ligjeve. Zgjedhjet do ti kemi me siguri në vitin e ardhshëm nëse nuk kemi zgjedhje të parakohshme, ne si IKD jemi duke bërë një analizë të planprogramit të qeverisë dhe e shohim sa është mbush programi.” – ka thënë Miftaraj

Ai tutje ka deklaruar se është ndër qeveritë e rralla që agjenda legjislative ndërrohet disa herë brenda vitit.

“Në fushat e drejtësisë është dështim total, është regres jemi shumë më keq se që kemi qenë, në ekonomi jemi shumë keq, nëse shohim agjendën legjislative të këtyre 4 viteve kanë një plan të punës i cili është pa pikë koncepti, është ndër qeveritë e rralla që agjenda legjislative ndërrohet disa herë brenda vitit, kjo simptomë është se nuk kanë pasur përvojë në qeverisje. Kanë mungesë ekstreme të eksperiencës, të ekspertizës, dhe fatkeqësisht vijnë me ide dhe me dokumente të cilat në start e sheh që kanë probleme bazike të cilat nuk e lejojnë që ky ligj të hyjë në fuqi.” – ka thënë ai për Gazetën Blic.

 

 

 

Shpërndaje në: