Miftaraj: Qeveria e Kosovës e ka mbytur dialogun social

Miftaraj: Qeveria e Kosovës e ka mbytur dialogun social

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraja, ka reaguar pasi mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Rrjeti Ballkanik i Shoqërisë Civile kanë kërkuar nga Këshilli Ekonomik dhe Social i BE-së që të pranohet Kosova.

Miftarja ka thënë se një letër të tillë duhet të dërgohet edhe kryeministrit, Albin Kurti që të funksionalizojë Keshillin Ekonomik dhe Social në Kosovë.

Qeveria e Kosoves e ka mbyt dialogun Social, nuk zbaton as standardet minimale te dialogut Social. Qeveria ne vend qe te zhvilloj dialogun social dhe bashkepunimin me sindikatat, e njejta per te mbuluar deshtimet e saj, ka filluar te luftoj sindikatat dhe perfaqesuesit e saj legjitim”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Mbi 100 organizata te shoqerise civile nga Rrjeti Ballkanik i Shoqërisë Civile paskan kërkuar nga Keshilli Ekonomik dhe Social i BE pranimin e Kosovës në këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm.

Respekt dhe faleminderit seciles OJQ që e ka nënshkruar këtë letër dhe që po lufton per promovimin e Kosoves ne kete mekanizem.

Sidoqoftë, ky rrjet duhet të dërgoj një shkresë shtesë dhe te kerkoj nga Albin Kurti, Hekuran Murati, tek qeveria e Kosovës që në rradhë të parë të funksionalizoj Keshillin Ekonomik dhe Social në Kosovë.

Qeveria e Kosoves e ka mbyt dialogun Social, nuk zbaton as standardet minimale te dialogut Social. Qeveria ne vend qe te zhvilloj dialogun social dhe bashkepunimin me sindikatat, e njejta per te mbuluar deshtimet e saj, ka filluar te luftoj sindikatat dhe perfaqesuesit e saj legjitim.

Nese nuk i ndihmojme vetes, zor se Keshilli Ekonomik Social i BE mund te na ndihmoj.

Shpërndaje në: