Miftaraj: Dënimi i Dodikut solli reagim zyrtar nga SHBA, kjo e konfirmon se Ballkani është i rëndësishëm

Miftaraj: Dënimi i Dodikut solli reagim zyrtar nga SHBA, kjo e konfirmon se Ballkani është i rëndësishëm

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se dënimi i Presidentit të Republikës Sërbska, Milorad Dodik solli reagim zyrtar nga SHBA që konfirmoi se Ballkani është i rëndësishëm.

“Një lajm tjetër i mirë ishte kur me rastin e dënimit të Dodikut në Bosnjë dhe reagimeve që pati nga Serbia ose nga Bosnja, kishte një reagim zyrtar nga ShBA-të të cilat në njëfarë mënyre rikonfirmuan prapë zotimin lidhur me Bosnjën dhe Hercegovinën lidhur me realitetin e ri dhe se nuk duhet të ndërmerren veprime që në njëfarë mënyre e cenojnë stabilitetin në njëfarë mënyre në Ballkan që është si të themi një mesazh që ShBA-të në qendër e kanë ende Ballkanin e kuptojnë rëndësinë e Ballkanit, e kuptojnë që një Ballkan i stabilizuar mund të themi është interes jo vetëm për Evropën por edhe për ShBA-në. Kurse, një Ballkan që mund të vije deri të një lloj destabiliteti ne e dimë pastaj fuqinë që e ka për t’u shpërndarë në pjesë të tjera të Evropës, Azisë e të tjerë”, tha Miftaraj në “Tempus“.

Në letrën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump që iu dërgua Presidentes së vendit Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë, Miftaraj thotë se u rikonfirmua qëndrimi i SHBA-së në raport me Kosovën.

Shpërndaje në: