Microsoft ka ridizajnuar më shumë se 100 logo e ikona por ju ende nuk mund ti keni
Ikonat e Dizajnit Fluent ngjajnë sikur të ishin 3D. Këtë dizajn kompania pritet ta aplikojë jo vetëm në Windows, por edhe Xbox e HoloLens.
Microsoft prezantoi për herë të parë Dizajnin Fluent në 2017-ën por vetëm kohët e fundit ka filluar të aplikojë estetikën e re në softuerët e kompanisë.
Pasi prezantoi në Nëntor të 2018 ikonat e reja të Office, kompania sot zbuloi se ka ridizajnuar mëse 100 ikona në aplikacionet dhe shërbimet e saj përfshirë edhe një logo të re për Windows.
Si ikonat e Office, dizajnet e reja kombinojnë thellësinë, llojet e ngjyrave dhe skajet e buta ndryshe nga dizajni metro i vjetër i Microsoft i aplikuar që prej Windows 8.
Ikonat e Dizajnit Fluent ngjajnë sikur të ishin 3D. Këtë dizajn kompania pritet ta aplikojë jo vetëm në Windows, por edhe Xbox e HoloLens.
Por kompania nuk dha një datë specifike se kur këto logo dhe ikona të reja do të shfaqen tek aplikacionet dhe shërbimet e Windows me përjashtim të “së shpejti.”