Microsoft dhe CDC krijojnë aplikacionin që tregon se a të shkoni te mjeku për koronavirus
CDC-ja bashkë me Microsoftin kanë zhvilluar një aplikacion me inteligjencë artificiale për koronavirusin që ndihmon njerëzit të cilët ndihen të sëmurë që ta kuptojnë nëse duhet ose jo të shkojnë në spital.
Qendrat amerikane për Kontrollim të Sëmundjeve (CDC) është bërë partnere me Microsoftin që ta zhvillojë një aplikacion ku njerëzit do ta vlerësonin vetë nëse duhej të shkonin në spital për të kërkuar trajtim mjekësor nëse kishin simptoma koronavirusi, shkruan BusinessInsider, përkthen Periskopi.
Ky aplikacion, që ishte ndërtuar nga inteligjenca artificiale e Microsoftit, shtron një varg pyetjesh rreth lokacionit të personit, moshës, dhe simptomave që po përjetojnë, dhe më pas ofron këshilla mbi atë se a iu duhet kujdesi urgjent mjekësor apo jo.
Sidoqoftë, ky aplikacion funksionon vetëm për rezidentët në ShBA, dhe nuk nënkupton se jep diagnozën apo trajtimin real për koronavirusin e ri (apo sëmundje të tjera).
“Nëse jua merr mendja që jeni ekspozuar ndaj Covid-19 dhe zhvilloni ethe dhe simptoma si kollitja apo vështirësia në frymëmarrje, thirrni ofruesit e kujdesit shëndetësor për këshilla mjekësore,” këshillon sajti i CDC-së. /Periskopi