Mickoski për Vjosa Osmanin: Më vjen keq çfarë ndodhi, me kënaqësi do ta prisja vetë në aeroport të Shkupit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, në një konferencë të përbashkër për shtyp me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti shprehu “keqardhje” për incidentin në aeroport të Shkupit ku Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u gjet në një predikament të rëndë kontrolli sigurie.
“Kjo për ne shkaktoi një ndjenjë dhe na vjen keq, dhe s’duam të përsëritet. Personalisht thekosva se Presidentja e Kosovës është e mirëseardhun, si të gjithë qytetarët e Kosovës. Dhe do ta kisha kënaqësi ta pres si nikoqire në aeroportin e Shkupit”, tha Mickoski.
“U nënvizua se sipas informacionet që kemi nga aeroporti, ndiqen standarde të qarta kur kemi fluturime komerciale, dhe edhe unë i nënshtrohem këtyre procedurave”, tha ai.