Michelle Obama tregon për shqetësimet me shëndetin mendor gjatë pandemisë

Michelle Obama tregon për shqetësimet me shëndetin mendor gjatë pandemisë

Ish-zonja e parë Michelle Obama ka folur për shqetësimet dhe depresionin gjatë kohës sa ishte e infektuar me koronavirus, duke i inkurajuar amerikanët të flasin më shumë rreth shëndetit të tyre mendor.

“Depresioni është i kuptueshëm në rrethana të tilla, gjatë kësaj kohe”, tha ajo në një intervistë për revistën ‘People’. Për këtë arsye është e rëndësishme të flasim shëndetin mendor sepse të gjithë përballen me trauma, pagjumësi dhe vështirësi në forma të ndryshme”, ka thënë Obama.

Covid-19 dhe rënia ekonomike ka sjellë probleme të shëndetit mental në Amerikë. Përmes një hulumtimi të bërë në gusht ka dalë që 41 për qind e respodentëve kanë raportuar probleme të shëndetit mendor. 1 në 3 amerikanë kanë pranuar se kanë pasur probleme me këtë dukuri ose me pagjumësi.

Obama tutje ka shtuar se është vaksinuar kundër Covid-19.

“I inkurajoj të gjithë që sapo ta kenë mundësinë të vaksinohen”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka shtuar se pandemia ka bërë që ajo të ketë marrëdhënie më të fortë me ish-presidentin Obama dhe me dy vajzat e saj.

 

Shpërndaje në: