Michelle Obama ndan 7 rregulla që e bëjnë jetën e saj të lumtur
Libri i Michelle Obama, është zyrtarisht një ndër më të shiturit në Amerikë. Në këtë libër të ndershëm dhe intim, Michelle tregon historinë e jetës së saj që nga fëmijëria e hershme që kaloi me familjen në Çikago derisa u bë Zonja e Parë e SHBA. Ajo ndan kujtimet e saj të trishtuara dhe të lumtura, frikën dhe dyshimet e saj, vështirësitë me të cilat ajo u përball dhe vendimet që e ndihmuan të qëndronte e fortë dhe e suksesshme pavarësisht nga pengesat.
Më poshtë ne po ju rendisim disa nga rregullat dhe parimet që ndjek kjo grua e fortë. Ato janë mjaft të thjeshta edhe për ne, të cilët duam të ndryshojmë jetën tonë për mirë:
Merrini dështimet tuaja si mundësi të të nxënit
Në vitin 2016, Michelle Obama mori pjesë në një diskutim ndërkombëtar rreth qasjes së vajzave në arsim. Në fjalën e saj ajo inkurajoi nxënësit e rinj që të mbështesin njëri-tjetrin dhe të mos kenë frikë nga dështimi. “E vetmja mënyrë që ju të keni sukses në jetë dhe mënyra e vetme që të mësoni është dështimi”, tha Michelle.
Kjo ide është zhvilluar edhe në libër, ku ish-Zonja e Parë theksoi sesa e rëndësishme është të luftoni frikën e dështimit sapo të shfaqet. “Dështimi është një ndjenjë e gjatë para se të bëhet një rezultat real. Është dobësia që ushqehet me dyshim të vetvetes dhe pastaj eskalohet, shpesh me qëllim, nga frika “.
Asnjëherë mos i shikoni sfidat tuaja si një disavantazh
Michelle Obama është një grua që definitivisht e di se çfarë do të thotë të kapërcejë sfidat. Pengesat dhe paragjykimet nuk e shkatërruan këtë grua të fortë.
“Ju kurrë nuk duhet t’i shikoni sfidat tuaja si një disavantazh. Në vend të kësaj, është e rëndësishme që ju të kuptoni se përvoja juaj me të cilën ballafaqohet dhe tejkalimi i vështirësive është në fakt një nga përparësitë tuaja më të mëdha. Dhe e di këtë sepse e kam parë vetë”, tha Michelle në një fjalim motivues për studentët.
Njihni vlerat tuaja dhe mos kërkoni falje për atë se kush jeni
Është e trishtë, por ne ende jetojmë në një botë ku madhësia e llogarisë sonë bankare, sfondi shoqëror, ngjyra e lëkurës dhe karakteristika të tjera fizike shpesh përcaktojnë qëndrimin tonë ndaj njëri-tjetrit. Shumë prej nesh dëgjojnë komente gjykuese për veten tonë, tani dhe pastaj. Këshilla e zonjës Obama për këtë është që gjithmonë ti thoni vetes: “Kjo nuk është për mua, kjo është për personin që thotë ose e shkruan këtë”.
Mësoni t’i jepni përparësi vetes
Michelle pranoi se në një fazë të caktuar të martesës ajo u bë aq e thellë në jetën e bashkëshortit të saj, saqë nuk i interesonte aq shumë lumturia e saj. Gjithçka ndryshoi kur e kuptoi që ajo vetë ishte përgjegjëse për lumturinë e saj.
Vendosni qëllime të reja dhe numëroni fitoret tuaja
Gjatë gjithë kujtimeve të saj, Michelle flet për qëllimet që ajo ka vendosur në periudha të ndryshme të jetës. “Kam vlerësuar synimet e mia, analizuar rezultatet e mia dhe kam numëruar fitoret e mia. Nëse do të kishte një sfidë për të mbrojtur, unë do ta bëja atë”.
Planifikoni jetën juaj dhe jini përgjegjës për atë që ndodh në të
Planifikimi është thelbësor. Kjo është e vërteta që Michelle mësoi në familjen e saj. “Duke u rritur në një komunitet të klasës punëtore dhe me një prind me aftësi të kufizuara, do të mësoja se planifikimi dhe vigjilenca janë shumë të rëndësishme”.
Të kënaqesh gjatë kohëve të vështira
Zonja Obama e di sesa e rëndësishme është të qëndrosh lart, kur jeta të bëhet e vështirë. Argëtimi dhe të qeshurit ju japin fuqinë për të kapërcyer çdo pengesë dhe për të mbushur me gëzim ata përreth jush.
“Për hir të fëmijëve në veçanti, ju duhet të gjeni mënyra për t’u argëtuar”.