Michael Jordan di të bëj qejf: Kapet në Split me një jaht superluksoz që kushton një milion euro java për ta marrë me qera
Legjenda e basketbollit, Michael Jordan ka zgjedhur Splitin e Kroacisë si vend për t’i kaluar pushimet.
Ai ka arritur në aeroportin e Resnikut me aeroplan privat, ndërsa jashtë e kanë pritur tre furgonë. Më pas, i përcjellë nga truprojat e tij është nisur drejt një destinacioni të panjohur të Splitit.
Më pas, 58-vjeçari ka hipur për të lundruar me një jaht luksoz të quajtur M/Y O’Pari, e cila është marrë me qira nga kompania greke, Golden Yachts.
Sipas njoftimeve, jahti në fjalë është ndërtuar në vitin 2020, është i gjatë 95 metra dhe ka gjashtë kuverta.