“Mezi pres të sërvitem me ju”, detaji i fshehtë i Xavit me Lewandowskin
Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ishte duke pushuar me gruan e tij Anna në restorantin Lio të mërkurën.
Në të njëjtën kohë, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez shkoi në atë restorant.
Mediat ndërkombëtare raportuan se ai ishte një takim i fshehtë mes dyshes.
Ndërkohë, AS ka zbuluar detaje nga biseda që kishte dyshja.
“Mezi pres të stërvitem me ju”, raportohet t’i ketë thënë sulmuesi polak Xavit.
Robert Lewandowski to Xavi: "I am already looking forward to training with you." [as] #fcblive
— barcacentre (@barcacentre) July 3, 2022
Megjithatë, transferimin e tij në Katalonja po e pengon Bayern Munichu, që po mundohet ta mbajë polakun në “Allianz Arena”.