Metoda e Wenger për ta përcaktuar pa gabime pozitën jashtë loje, do ta ndryshojë përgjithmonë futbollin

Metoda e Wenger për ta përcaktuar pa gabime pozitën jashtë loje, do ta ndryshojë përgjithmonë futbollin

Arsene Wenger është një prej mendjeve më fascinuese në futboll.

Pasi revolucionarizoi mënyrën si trajnerët i casen lojës në Premier League në vitet e 90-ta, ish-trajneri i Arsenalit ka kthyer vëmendjen në një pikëpamje më të gjërë të sportit pasi i dha fund karrierës si trajner.

Wenger aktualisht zë pozitën e shefit të FIFA-s sa i përket zhvillimit global të futbollit dhe po rrëmben kryetitujt për idetë revolucionare rreth pozitës jashtë loje, transmeton Periskopi.

Francezi mendon ta implementojë idenë që një sulmues të jetë në pozitë të rregullt përderisa ndonjë pjesë e trupit me të cilën mund të shënohet gol është në vijë të drejtë me kundërshtarin e fundit.

Një ndryshim të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino por ka thënë se kjo metodë duhet që fillimisht të testohet.

Mirëpo, kjo nuk është e gjitha. Wenger po mendon që ta implementojë edhe pozitën jashtëloje automatike që mund të përdoret në Kupën e Botës më 2022.

Idea është që të aplikohet vendim automatik për të dhuruar më shumë saktësi sa i përket pozitës jashtë loje gjatë ndeshjes.

Sipas kësaj metode, sinjali do t’i shkonte direkt gjyqtarit anësor në orën e dorës ku do t’i kumtohej rasti nëse ishte në pozitë brenda apo jashtë lojës. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: