Metoda e re e trajtimit të kancerit

Metoda e re e trajtimit të kancerit

Një studim i realizuar nga Universiteti i Milanos ka identifikuar “qelizat policë që kalojnë në anën e armikut”, duke i hapur rrugë shkencëtarëve për të zhvilluar një trajtim më efektiv për t’i eleminuar ato.

“Qelizat tradhëtare duhet të eleminohen nga përgjigjia e sistemit tonë imunitar,” shpjegon Sergio Abrignani, koordinator i studimit, sëbashku me Massimiliano Pagani.

“Ky zbulim na ka lejuar që në vitet e fundit të zhvillojmë terapi që kanë ndryshuar mënyrën se si trajtohemi. Ndërkohë që disa vite më parë melanoma me metastasë nuk kishte shanse për tu kuruar, tanimë rreth 40% e pacientëve shërohen,” tha Abrignani.

Metoda e re e trajtimit të kancerit ka si synim të binde sistemin imunuitar të sulmojë qelizat kanceroze pavarësisht “policëve tradhëtarë”.

Për ta bërë këtë, sipas shkencëtarëve duhet të përdoren antitrupat monoclonal që shtypin të ashtuquajturit frenues së pikës së kontrrollit: frenat para tumorit jashtë sistemit imunitar.

 

Shpërndaje në: