Metoda brutale e Tovërlanit për t’iu bërë ftesë futbollistëve që po e refuzojnë Kosovën

Metoda brutale e Tovërlanit për t’iu bërë ftesë futbollistëve që po e refuzojnë Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë tri ndeshje të rëndësishme në muajin mars,  ku fillimisht e zhvillon një miqësore ndaj Lituanisë më 24 mars, e më pas e nis ciklin eliminator për Botërorin 2022, ku më 28 mars luan ndaj Suedisë dhe më 31 mars ndaj Spanjës.

Kurse, trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, e ka komentuar ‘fenomenin’ të cilët lojtarët nuk po pranojnë të luajnë për Kosovën.

“Është e thjeshtë, shkon i pyet: A po do me ardh me luajt për Kosovën? JO – ditën e mirë, shko luaj për Gjermaninë, Australinë etj!”.

“Është një shembull shumë i mirë nga lojtarët që luajnë te Gjermania. Ata thonë: ‘kur fitojmë jemi gjerman, kur humbasim, jemi turk’. Në këto vende, i huaji mbetët i huaj”, tha Tovërlani ne emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shumë futbollistë janë në pritje të kombëtareve të mëdha, duke refuzuar të vijnë te Kosova.

Shpërndaje në: