Meta: Po mbahem peng, më ka syrgjynosur ‘Trekëndëshi i Nevadës’, duan të më asgjësojnë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se po mbahet peng dhe se është syrgjynosur për qëllime politike.
Komentet Meta i bëri përmes një letre për emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, ku tha se i ashtuquajturi “Trekëndëshi i Nevadës”, Mckonigal-Rama-Dumani, po interesohet për asgjësimin e tij politik.
Ai shtoi se po takohej vetëm një herë në javë me familjarët e tij si të gjithë të paraburgosurit e tjerë dhe se nuk kishte asnjë ankesë në këtë drejtim.
“A kanë qenë të vështira kontaktet me familjarët dhe bashkëpunëtorët në PL?”, ka qenë pyetja drejtuar Metës.
“Unë takohem vetëm një herë në javë me familjarët e mi si të gjithë të paraburgosurit e tjerë dhe s’kam asnjë ankesë në këtë drejtim”.