Meta goditet nga rënia e çmimeve të aksioneve
Një vjet më parë, Mark Zuckerberg shpalli realitetin virtual si shtytësin e radhës për të nxitur rritjen e Facebook, por, deri më tani, kjo ka ndodhur fare pak, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Çmimi i aksioneve të kompanisë mëmë të Facebookut “Meta” është zvogëluar e po ashtu të ardhurat po bien.
Gjendja financiare e kompanisë u bë e ditur të mërkurën pasi kompania përditësoi investitorët për tre muajt e fundit.
Shitjet u tkurrën me 4 për qind krahasuar me një vit më parë, në 27.7 miliardë dollarë, ndërsa fitimet u përgjysmuan.
Kompania, e cila zotëron gjithashtu Instagram-in dhe WhatsApp-in, po përballet me vështirësi për shkak se kompanitë po shkurtojnë buxhetet e reklamave përballë pasigurisë ekonomike, ndryshimet në cilësimet e privatësisë së Apple, dhe konkurrencës nga rivalët si TikTok, i cili po vazhdon të rritet.
“Ndërsa ne përballemi me sfida afatshkurtër mbi të ardhurat, ekzistojnë elementet për një kthim me të ardhura më të mëdha”, ka thënë shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg në një deklaratë.
“Ne po i afrohemi vitit 2023 me fokus në prioritizimin dhe efikasitetin që do të na ndihmojë të lundrojmë në mjedisin aktual dhe të shfaqim një kompani edhe më të fortë”, ka shtuar ai.
Besimi i investitorëve ra në shkurt, kur kompania zbuloi se kishte humbur përdoruesit e përditshëm për herë të parë ndonjëherë.
Më pas, në korrik, kompania raportoi rënien e saj të parë tremujore të të ardhurave, pasi kompanitë e trembura nga perspektiva ekonomike ulën buxhetet e tyre të reklamave.
Në anën tjetër, analistja Debra Ëilliamson tha se se kompania ishte “në këmbë të lëkundura kur bëhet fjalë për gjendjen e tanishme të biznesore të kompanisë”.
“Vendimi i Mark Zuckerberg për të fokusuar kompaninë e tij në të ardhmen e premtuar të metaverse largoi vëmendjen e tij nga realiteti i pafat i ditës së sotme: Meta është nën një presion të jashtëzakonshëm”, theksoi ajo. /Periskopi/