Mesut Ozil i jep përgjigjen epike fansit që e pyet se si ishte të luante me Ronaldon
Ish-maestro i mesfushës së Arsenalit dhe Real Madridit, Mesut Ozil, u kap nga kamerat duke iu përgjigjur një tifozi që e pyeti se si ishte të luante me Cristiano Ronaldon.
Ozil aktualisht është duke luajtur në Turqi për skuadrën e Superligës Basaksehir, duke bërë lëvizjen nga Fenerbahce verën e kaluar.
34-vjeçari është pyetur së fundmi nga një fans se si ishte të luante me një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të lojës, Cristiano Ronaldon.
Tifozi pyeti: “Si ishte të luash me Ronaldon?”
Për të cilën Ozil u përgjigj me shpejtësi: “Pyete atë, ai luajti me mua”.
Shikoni momentin në video: