Mesut Ozil humbi kokën i frustruar me trajnerin dhe u desh të ngushëllohej nga bashkëlojtarët
Mesut Ozil raportohet se hodhi jelekun e stërvtitjes në drejtim të trajnerit të Fenerbahces, Vitor Pereira pasi u la në bankën rezervë në fundjavë.
Ish-ylli i Arsenalit, 32-vjeçar, ishte në mesin e zëvendësuesve në fitoren 2-1 kundër Kasimpasas, transmeton Periskopi.
Pavarësisht se shumica pritën që ai të startonte, duhet cekur se mesfushori nuk luajti në Europa League në mesjavë për shkak se ishte i sëmurë.
Ozil kaloi gati tërë pjesën e dytë kundër Kasimpasas duke u nxerë në vijën teknike.
Por ai asnjëherë nuk u ftua nga Pereira si zëvendësues i Fenerbahces.
Dhe ‘Goal’ potencon se Ozil tregoi frustrimin e tij në fund të ndeshjes, duke e hedhur jelekun stërvitor në drejtim të trajnerit. /Periskopi.com/