Messit i skadon kontrata me Barcelonën brenda 24 orëve dhe asgjë nuk është vendosur

Lionel Messi është në orët e fundit të kontratës së tij.
Lojtari i cili është pjesë e katalanasve qysh prej vitit 2004 ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin.
Dihet që Barcelona ishte dhe gjendet në vështirësi prej vitit të kaluar ku mardhënie e klubit me lojtarin pësoi një çarje që dukej e pariparueshme, transmeton Periskopi.
Mirëpo kushdo që i qëndron pranë klubit është shprehur optimist për vazhdimin e aventures së argjentinasit në Barcelonë.
Edhe super gazetari i merkatos, Fabrizio Romano, sipas burimeve të tij është shprehur se Messi do të vazhdojë në Barcelonë, por kjo gjë mbetet të shihet./Periskopi