Messit i bëhet një mural në Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se në Tiranë i është bërë një mural Lionel Messit.
Ai gjithashtu bëri të ditur se artisti që pikturoi Diego Maradonën në Napoli, ka zgjedhur kryeqytetin shqiptar për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”, shkruan Gazeta Express.
“Leo Messi ngjitet në murin e konvikteve të reja të mjekësisë. Artisti që pikturoi Maradonën në Napoli, zgjedh Tiranën për Messin”, ka shkruar Rama.