Messi te PSG? Laporta: Nuk e di, kemi dëgjuar se ka opsione të tjera

Messi te PSG? Laporta: Nuk e di, kemi dëgjuar se ka opsione të tjera

Presidenti i Barcelonës ka komentuar edhe të ardhmen e mundshme të Lionel Messi.

Me t’u përhapur lajmi për mos-vazhdimin me Barcelonën, zëra të shumtë kanë lidhur argjentinasin me një kalim të mundshëm te PSG.

Lidhur me këtë mundësi ka folur Laporta, duke u shprehur se nuk di diçka konkrete.

“Nuk di për ndonjë interesim të PSG për Messin. Por, kemi dëgjuar se ai ka opsione të tjera”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.

“A do të dëshiroja ta shoh atje? Jo, unë dua ta shoh Messin te Barcelona”, ishte përgjigja e presidentit.

Messi lidhet me PSG, por edhe me skuadrën e Manchester City. Disa fotografi të postuara në rrjetet sociale e afrojnë atë më shumë me parisienët. /Periskopi/

Shpërndaje në: