Messi: Shpresoj të kthehem një ditë, po largohem pa parë tifozët për një vit e gjysmë

Lionel Messi po vazhdon konferencën për shtyp, me fjalimin lamtumirës.
Emocionet e Messit janë të mëdha, saqë lojtari nuk po arrin të mbajë lotët, madje kërkoi edhe ujë për të pirë.
Më poshtë Periskopi ua përcjell fjalët e Messit.
“Jam falënderues për kujdesin që njerëzit kanë treguar për mua. Ne nuk kemi mundur të luajmë me publik vitin e fundit për shkak të pandemisë. E lë klubin pa parë tifozët për një vit e gjysmë. Do të doja të them lamtumirë në mënyrë tjetër, me njerëz në stadium.”
“Shpresoj një ditë mund të kthehem në klub, të kontribuoj që Barca të jetë më e mira. Gjëja më e mirë është t’u përgjigjem pyetjeve tani.” /Periskopi/