Messi ‘shpëtimtari’ i skuadrës – Parisi vazhdon ta mbajë kreun në Ligue1
PSG ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në javën e 8-të të Ligue 1. Kampionët e Francës arritën të mposhtin 1-0 skuadrën e Lyon në “Parc Olympique Lyonnais”.
Një aksion i shpejtë i parizienëve nga e majta u përmbyll me finalizimin e saktë të Lionel Messi, që shfrytëzoi në maksimumin asistin e dhënë nga Neymar, 0-1.
Malore që në start për skuadrën e drejtuar nga Peter Bosz, e cila nuk mundi të bënte asgjë përballë të besuave të Caltier.
Me këtë fitore PSG arrin në kuotën e 22 pikëve në vendin e parë në Ligue 1, dy pikë më shumë se Marseille, ndërkohë nga krahu tjetër Lyon mbetet në kuotën e 13 pikëve në vendin e 6-të.