Messi reagon për vdekjen e Gerd Muller: Një legjendë e futbollit na la

Messi reagon për vdekjen e Gerd Muller: Një legjendë e futbollit na la

Lionel Messi ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Gerd Muller.

Ikona gjermane e futbollit, Gerd Muller, ka ndërruar sot jetë, në moshën 75 vjeçare.

Lajmi bëri bujë të madhe, pasur parasysh impaktin e madh që pati Muller për botën e futbollit, sidomos për klubin e Bayern dhe kombëtaren e Gjermanisë.

Lidhur me vdekjen e Muller ka reaguar së fundmi edhe Lionel Messi, përmes një postimi në Instastory, përcjell Periskopi.

“Një legjendë e futbollit na la”, ka shkruar Messi, duke vendosur edhe një fotografi të gjermanit.

Messi thyente rekordin e Muller për më së shumti gola brenda një viti kalendarik, kur shënonte 91 gola në vitin 2012. /Periskopi/

Shpërndaje në: