Messi po i kryen testet mjekësore te PSG

Messi po i kryen testet mjekësore te PSG

Lionel Messi nuk ka kohë për të humbur. Vetëm një orë pasi arriti në aeroportin e Parisit, ylli argjentinas u nis për në Neuilly, ku momentalisht po i nënshtrohet testeve mjekësore.

Megjithatë prezantimi i tij do të marrë pak kohë.

Messi nuk do të kalojë nëpër selinë e klubit më pas, as nëpër stadiumin “Parc des Princes”.

Ndërkohë, një konferencë shtypi është caktuar nesër në mëngjes në stadium, ku sipas të gjitha gjasave do të bëhet prezantimi i Messit.

Ai do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, ndërkohë që do të përfitojë 25 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Shpërndaje në: