Messi për lamtumirën e Iniestës: Do t’i mungosh topit

Messi për lamtumirën e Iniestës: Do t’i mungosh topit

Andres Iniesta sot do të njoftoi lamtumirën nga futbolli.

Pas 22 sezonesh aktive, njeriu nga Fuentealbilla i var këpucët nga një karrierë që do të mbahet mend për shumë momente dhe tituj të panumërt, por mbi të gjitha si njeriu që shënoi golin në finalen që i dha Spanjës të vetmin Botëror.

Leo Messi është njëri nga ata që ka ndarë një mesazh lamtumirës për magjistarin e futbollit.

“Një nga shokët e skuadrës me më shumë magji dhe që më pëlqente më së shumti të luaja me të. Andres Iniesta, do t’i mungosh topit, por edhe ne. Të uroj gjithmonë më të mirat, je fenomen”, shkruan Messi në mesazh.

Shpërndaje në: