Messi për kalimin te PSG: Nuk kam konfirmuar asgjë

Messi për kalimin te PSG: Nuk kam konfirmuar asgjë

Lionel Messi ka komentuar zërat që  e lidhin me kalimin e mundshëm te PSG.

Argjentinasi ka thënë se PSG është një nga mundësitë për transferimin e tij, por nuk ka asgjë të konfirmuar, përcjell Periskopi.

“Vërtetë është një mundësi, por unë nuk kam konfirmuar asgjë me askënd”, ka thënë Leo.

“Kam shumë telefonata nga klubet që janë të interesuara”, shtoi lojtari më i mirë në botë. /Periskopi/

Shpërndaje në: