Messi paralajmëron se debutimi i tij mund të vonojë, flet për shkaqet

Messi paralajmëron se debutimi i tij mund të vonojë, flet për shkaqet

Lionel Messi ka bërë të ditur se debutimi i tij me PSG mund të vonojë.

Argjentinasi ishte i angazhuar me Argjentinën dhe situata me kontratën bëri që ai të jetë pa stërvitje në fazë parasezonale.

“Çdo gjë gjatë kësaj jave ishte e vështirë dhe ndodhi shpejtë, me entuziazëm, por tani jam i lumtur për këtë fazë të re që duhet ta jetoj me familjen. Kam shumë ndjenja në trup, në një kohë rekorde. Askush s’ishte gati për këtë eksperiencë të papritur”, ka thënë Messi.

“Kam qenë i papunë për një muaj. Dje fola me stafin e trajnerëve dhe sigurisht duhet të përgatitem vet në parasezon. Shpresoj të debutoj shpejt, sepse dua të luaj. Nuk mund të jap datë”, shtoi argjentinasi. /Periskopi/

Shpërndaje në: