Messi nuk meriton pagën që merr te PSG: Qëndron si statujë pa kontribuar asgjë në aksion
Starti i vështirë i jetës së Lionel Messit te PSG, vazhdoi të premten mbrëma.
Ish-ylli i Barcelonës u largua nga fusha në pjesën e parë të fitores 2-1 kundër Lille për shkak të lëndimit, që nënkupton se tash ai ka dështuar të shënojë apo asistojë në pesë ndeshje në Ligue 1, transmeton Periskopi.
Messi e ka gjetur rrugën e golit në tri raste në Champions League, por kjo nuk i bën më pak të vështira momentet e tij te PSG.
Marrë parasysh faktin se 34-vjecari nuk ishte tërësisht i gatshëm, vendimi i Pochettinos për ta aktivizuar atë si ‘9-sh fals’, ishte një i cuditshëm.
Messi u duk i humbur në ‘Parc des Princes’, teksa gjashtë herë ‘Topi i Artë’ shpenzoi tërë kohën duke ecur nëpër fushë i painteresuar, sikur klubi ia ka borgj pagën marramendëse javore.
Në fakt, pamjet ku shihet ai vetëm duke qëndruar në afërsi të zonës, derisa PSG po sulmonte, ka shkuar viral. /Periskopi.com/
??? pic.twitter.com/g0TXr7c0r9
— Elias (@Elias_FCB19) October 30, 2021