Messi në Premier League? Klopp ka disa komente

Messi në Premier League? Klopp ka disa komente

Edhe Jurgen Klopp është përfshirë në sagën e krijuar nga Lionel Messi.

Lionel Messi nuk do ta vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Barcelonës dhe tashmë e gjithë bota e futbollit është përfshirë në diskutimet se ku mund të vazhdojë Leo.

Një koment lidhur me transferimin e mundshëm të argjentinasit në Premier League ka dhënë edhe Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool.

Sipas Klopp, nuk ka shumë të ngjarë që Messi të jetë në Premier League gjatë sezonit tjetër, por Klopp do të kishte dëshirë të madhe.

“Interesim? Kush nuk do të donte ta kishte Messin në skuadrën e tyre?”, ka thënë Klopp, transmeton Periskopi.

“Por, s’ka gjasa. Numrat nuk janë për ne. Por, lojtar i mirë, të jem i sinqertë”, shtoi gjermani.

“Do të jetë Manchester City (nëse nënshkruan me ta) dhe do të jetë më e vështirë të mposhten”, ka thënë mes tjerash trajneri i Liverpool.

Messi vazhdon të lidhet me skuadrën e PSG, me këta të fundit që shihen si favoritët për të transferuar argjentinasin. /Periskopi/

Shpërndaje në: